Tunizia dhe Panamaja ishin të eliminuara që pas ndeshjeve të dyta të grupit G, aty ku bënin pjesë edhe Belgjika e Anglia, e në përballjen mes tyre për të përmbyllur fazën e grupeve luanin thjesht për të shijuar pikët e para të këtij Botërori rus e njëkohësisht të parat në një turne kaq madhor.

Panamaja, debutuesja historike e një botërori, dha sinjale se do të arrinte suksesin e parë në historinë e tyre, kur kaloi në avantazh në minutën e 33-të të pjesës së parë, pas një autogoli të tunizianit Meriah.

Por, pas rikthimit në fushën e blertë të “Mordovia Arenës”, në Saransk, afrikanët shfaqën një tjetër ritëm loje dhe brenda 15 minutash përmbysën rezultatin në 1-2. Golat u shënuan nga Ben Youssef dhe Khazri, respektivisht në minutat 51 dhe 66.

Ëndrra e panamezëve përfundon thjesht me një “vizitë” në Rusi, ndërsa Tunizia siguron në këtë mënyrë fitoren e parë në një Kupë Bote pas 40 vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA