Nëse Gjermania do të fitonte në atë ndeshje të lehtë në letër ndaj Koresë së Jugut, e me Suedinë që mposhti 3-0 Meksikën, atëherë ata që do të largoheshin nga Rusi 2018 do të ishin amerikano-veriorët.

Por në Kazan Arena ndodhi ajo që shumë pak e prisnin, koreano-jugorët mposhtën më rezultatin 2-0 Gjermaninë, duke eliminuar këta të fundit, e duke i lënë në vendin e fundit të Grupit F.

E nuk mund të ndodhte ndryshe në Mexico City, teksa nuk mund të gëzonin për humbjen e Meksikës ata festuan për fitoren e Koresë së Jugut ndaj Gjermanisë çka praktikisht u dha atyre kualifikimin për në fazën e ardhshme.

E heroi për ta ka qenë ambasadori i Koresë së Jugut, të cilin e kanë dehur me tekila dhe e kanë hedhur në ajër për disa momente, sikur të ishte ai autori i fitores për kualifikimin e Koresë së Jugut.

Por ai nuk ka qenë koreano-jugori i vetëm që ka festuar me meksikanët, pasi për këta të fundit heronjtë e vërtetë të kualifikimit kanë qenë lojtarët e koresë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA