Thonë se sporti dhe politika formojnë një çift të paqëndrueshëm, e padyshim që edhe Theresa May bie dakord me këtë.

Në fillim të Samitit të udhëheqësve të Bashkimit Europian në Bruksel, kryeministrja britanike u zu në befasi nga homologu i saj belg, Charles Michel, i cili i prezantoi asaj një fanellë të kombëtares belge të futbollit përpara ndeshjes së Botërorit, mbrëmjen e sotme, mes Anglisë dhe Belgjikës.

May e mbajti në duar fanellën, përpara se të kuptonte se përmes këtij veprimi po bënte një garë “PR”-i, e u kap nga kamerat teksa përpiqej ta fshihte bluzen nga fokusi. Për fat të keq, krerët e tjerë homologë të saj bënë me gisht nga ekranet televizive të samitit, duke u treguar sallës së tejmbushur me reporterë pikërisht momentin e reagimit të saj.

Fanella mbante numrin 10 në shpinë, ndoshta si një simbol i “Nr 10” të “Doëning Street”, rezidencës së kryeministres May, por që është njëkohësisht edhe fanella e lojtarit më të talentuar të Belgjikës, Eden Hazard.

Michel vijoi më pas t’u shpërndante shaje të kombëtares belge disa prej udhëheqësve të tjerë të BE-së. Ai irlandez, Leo Varadkar, i cili pranoi se do të bënte tifo për Belgjikën në përballjen e këtyre të fundit me Anglinë, pozoi me kënaqësi me shallin, sikurse bëri edhe Mark Rutte, kryeministri holandez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA