Angli-Belgjikë nuk është thjesht ndeshja e fundit e grupit G. Edhe pse të dyja këto kombëtare e kanë siguruar kalimin në fazën e 1/8-ave të Botërorit të Rusisë, në lojë mbetet se kush prej tyre do të renditet e para në grup.

Një “betejë” e pangjarë më parë për të mos marrë pikë, jo vetëm për të shmangur kështu përballjen me Japoninë, por edhe krahun e “dueleve të ferrit” në ecurinë e mëtejshme me eliminim të drejtpërdrejtë të Botërorit.

90-minutëshi, që ka nisur të luhet në stadiumin e Kaliningradit, duket i destinuar të përfundojë gjithashtu nën diktatin e risisë së këtij Botërori: të ashtuquajturit “Fair Play Points”.

Në rast se ndeshja do të përfundojë në barazim, me apo pa gola, të dyja ekipet do të jenë në kuotë të barabartë pikësh, me një golavarazh të ngjashëm (8-2, apo duke i shtuar golat e shënuar nga secili krah), e kësisoj ato që do të vendosin janë ndëshkimet me kartona.

Aktualisht, Anglia ka më pak të ndëshkuar me kartonë të verdhë, gjë që nënkupton se do të marrë kreun e grupit. E fituara, në këtë rast do të ishte Belgjika, e cila do të përvijonte rrugëtimin në Botëror me skuadra të konsideruara “më të lehta” në letër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA