26/12 20:27
Dy helikopterë “Black Hawk”, me qindra ushtarë e policë, me pajisjet më të fundit e me automjete të krijuara me gardhe për të shtyrë njerëz, u mblodhën nga autoritetet austriake në kufirin me Slloveninë.
Synimi i stërvitjes është të përgatisin ushtrinë dhe policinë në rast se përsëritet një krizë refugjatësh si ajo e vitit 2015.
“Një shtet që nuk mbron dot kufirin në rast nevoje, humb gjithë besueshmërinë”, tha ministri i brendshëm austriak, Herbert Kickl, i cili vëzhgoi stërvitjen bashkë me ministrin austriak të mbrojtjes, Mario Kunasek.
Të dy këta politikanë janë nga partia e së djathtës ekstreme, FPOe. Ata u bënë pjesë e qeverisë nëpërmjet një koalicioni me kancelarin konservator, Sebastian Kurz.
Top Channel