Nëse ka një moment në këtë botëror ku duhet të jesh gjeni në matematikë për të parë skuadrat që do të kualifikohet, është pikërisht dita e sotme me ndeshjet e Grupit F.
Në këtë grup Meksika është në pozitat më komode pasi ka 6 pikë. Llogaritë bëhen për Gjermaninë dhe Suedinë. Nëse Gjermania fiton me më shumë se 1 gol diferencë ndaj Koresë së Jugut kualifikohet, pavarësisht rezultatit në Meksikë-Suedi.
Kualifikohet edhe nëse fiton me 1 gol diferencë, por në këtë rast duhet që Suedia të mos fitojë me Meksikën.
Nëse Gjermania e Suedia fitojnë të dyja me 1 gol diferencë ndeshjet e tyre, shihet numrin i kartonëve dhe nëse edhe në këtë rast ka barazime atëherë do të hidhet short, kjo teori vlen edhe në rast se këto dy skuadra humbasin.
Nëse Gjermania barazon, do të kualifikohet nëse Meksika mund Suedinë. Barazimi e kualifikon Gjermaninë edhe në rast se Meksika e Suedia barazojnë por me një rezultat me më pak gola se në ndeshjen e saj. Nëse humbet ndaj Koresë së Jugut dhe Meksika fiton me një diferencë golash më të lartë se humbja e saj, Gjermania kualifikohet.
Nëse Gjermania humbet ndaj Koresë dhe Suedia humb ndaj Meksikës me të njëjtën diferencë golash, kualifikohet skuadra me më shumë gola të shënuar në total.
Edhe Grupi E ka ndeshje interesante ku asgjë nuk është e sigurt. Brazilo do të luajë me Serbinë ndaj së cilës do të duhet të fitojë me cdo kusht. E njëjta gjë vlen edhe për skuadrën e Krstajic, e cila nëse fiton jo vetëm që kualifikohet, por edhe i eliminon amerikano-latinët, sigurisht nëse Zvicra fiton ose barazon me Kosta Rikën.
Duke folur për Zvicrën, skuadrës helvete i mjafton barazimi për të qenë mes 1/8 të finaleve.
Top Channel