Javën e kaluar , Sinisa Mihajloviç u emërua trajner i Sportingut të Lisbonës dhe firmosi një kontratë 3-vjeçare me ish presidentin Bruno de Carvalho.

Gjithsesi aventura e serbit në Portugali zgjati më pak se 7 ditë, pasi bordi drejtues i klubit, i kryesuar nga José de Sousa Cintra u mblodh dhe shkarkoi presidentin.

Gjithashtu, po i njëjti bord njoftoi se do të anulojë bashkëpunimin me Mihajloviçin, pasi e shikon si të papërshtatshëm për të drejtuar skuadrën kryeqytetase.

Mediat portugeze raportojnë se kontrata e Sportingut me Mihajloviçin mund të prishet pa penalitete, pasi sipas ligjeve vendase parashikohet një periudhë prove dy javore.

Kujtojmë që serbi nuk arriti të drejtojë për asnjë ndeshje dhe seancë stërvitore Sportingun, pasi skuadra është ende me pushime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA