Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga “Rusi 2018”.

EGJIPTI, HETIM PËR ELIMINIMIN
Parlamenti egjiptian ka hapur një hetim për mundësinë e dhunës që mund të ketë kontribuar në eliminimin e skuadrës. Egjipti u akomodua në Grozni, kryeqytetin e Çeçenisë.

LINEKER KRITIKON ASHPËR MARADONËN
Gjendja e Maradonës në fundin e ndeshjes shqetësoi botën mbarë, por ish-“Pibe de Oro” njoftoi është mirë. Lineker ndërkohë e kritikoi duke thënë që është kthyer në një karagjoz.

SERGIO RAMOS, KRENAR QË ËSHTË SPANJOLL
Sergio Ramos nuk e fsheh dashurinë e tij për Spanjën, edhe pse mund të krijojë ndonjë ngacmim te katalanasit që janë përfshirë në kombëtare. Në profilin e tij në Twitter ai ka shkuar se “është krenar që vesh fanelën e Spanjës”.

ANGLEZËT, FRIKË PËR HARRY KANE
Tifozët e Anglisë janë të shqetësuar se mund të humbasin sulmuesin e tyre Harry Kane. Frika e anglezëve është se mos ai kthehet në Angli për të parë lindjen e fëmijës, pasi e shoqja është në pritje.

KOSTA RIKA, E VETMJA SKUADËR PA GOL
Kosta Rika është e vetmja skuadër që nuk ka shënuar ende asnjë gol në këtë kampionat Botëror dhe përballja me Zvicrën është mundësia e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA