Kane mban në ankth tifozët…
27/06/2018 14:07
Harry Kane mban në ankth tifozët e Anglisë.
Sulmuesi 24-vjeçar, golashënuesi më i mirë i Botërorit mund të lërë skuadrën nga çasti në çast për t’u kthyer në Londër, pasi pritet të bëhet baba.
E fejuara e Kane, Kate Goodland është shtatzënë dhe mund të lindë menjëherë edhe pse data e parashikuar është 15 korriku.
Kjo histori të kujton atë të danezit Knudsen, bashkëshortja e të cilit lindi dy javë para ditës së parashikuar, duke e detyruar futbollistin të largohet për t’i qëndruar pranë saj dhe fëmijës së tij.
Top Channel