Milan, pushim në Krishtlindje, por afron sfida me Veronën, pritet që Leao të jetë titullar
UEFA ka publikuar sot oraret zyrtare të sfidave të para të fazës eliminatore të Europa Leagues, ku marrin pjesë edhe 3 skuadra shqiptare.
Sfidat do të luhen më 12 Korrik, ndërsa skuadra e parë që do të zbresë në fushë, do të jetë Luftëtari. Gjirokastritët do të përballen me Ventspilsin në orën 16:45, në transfertë, ndërsa një javë më pas, do të luajnë ndeshjen e kthimit.
Po në të njëjtën ditë, por në orën 17:30, do të jetë Partizani që do të presë Mariborin në Tiranë, ndërsa në orën 19:00, Laçi do të zbresë në fushë në Qipro, përballë skuadrës së Anorthosisit.
Nga ana tjetër, sa i përket Ligës së Kampionëve, Kukësi do të zbresë në fushë më 11 Korrik, teksa në orën 19:00 do të presë kundërshtaren malteze Valletta, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Top Channel