![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/MixCollage-24-May-2024-03-29-PM-291-1-800x450.jpg)
24/05 15:52
Ish mbrojtësi i Interit, portugezi Joao Cancelo ka mbërritur në Itali, ku pritet të vijojë karrierën e tij edhe për të paktën vitin e ardhshëm.
Ai ka zbarkuar në Torino mbrëmjen e sotme dhe nesër pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të firmosë kontratën e bashkëpunimit me Juventusin.
Mediat italiane raportojnë se Cancelo do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me rreth 3 milionë euro në sezon, me skuadrën bardhezi.
Nga ana tjetër, Juventusi do të paguajë plot 40 milionë euro për kartonin e tij, të ndara në 3 këste.
Cancelo ishte autor i një paraqitjeje mjaft të mirë me Interin gjatë vitit 2018, por zikaltrit vendosën të mos paguajnë 38 milionë euro për blerjen e tij.
Top Channel