Brazili e ka të lehtë me Serbinë, 2-0 dhe përpara gjen Meksikën
27/06/2018 21:57
Nga një gol në secilën pjesë, në një ndeshje të dyluftuar në fushë, por aspak të diskutueshme për rezultatin, bëjnë që Brazili të presë biletën për në raundin e 1/8-ave të Botërorit, ku e pret tashmë një rival i njohur amerikano-latin si Meksika.
Paulinho shënoi golin e parë në minutën e 36, ndërsa në të 68-n do të ishte Thiago Silva me kokë që do të dërgonte topin në rrjetë për herë të dytë, pas një krosimi nga Neymar, duke vulosur kështu fatin e takimit dhe duke dërguar në shtëpi serbët.
Tashmë në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë, “Seleçao” do të përballet me Meksikën, ndërsa Zvicra e kualifikuar si e dyta e grupit E, pas barazimit 2-2 me Kosta Rikën, do të ndeshet me Suedinë.
Top Channel