Zyrtarisht Partizani do të luajë në eliminatoret e Europa Leagues, teksa më datë 12 korrik do të përballet me sllovenët e Mariborit, pro duket se të kuqtë nuk e kanë marrë aspak seriozisht.

Ndonëse skuadra vijon stërvitjen nën urdhrat e trajnerit të sapoemëruar, Skënder Gega, merkatoja vijon të funksionojë vetëm në dalje. Kështu nga partizani janë larguar gjatë muajit qershor lojtarë si Batha, Kotobelli, Fejzullahi dhe së fundi edhe mesfushori Emran Ramadani.

Largimi i këtij të fundit u zyrtarizua gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale, ndërsa mesfushori shqiptar nga Maqedonia luajti vetëm 6 takime me Partizanin sezonin e kaluar.

Sa i përket merkatos në hyrje, ka emra të shumtë që qarkullojnë në media, por deri tani të kuqtë nuk kanë zyrtarizuar asnjë afrim cilësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA