Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga “Rusi 2018”.
EDHE SHQIPËRIA ‘PAGUAN’ GJOBËN E SHQIPONJËS
Fushatës që nisi në rrjetet sociale për të paguar gjobën e Xhakës, Shaqirit dhe Lihshtajner i është bashkuar dhe kryeministri Rama me një llogari bankare ku mund të dhurojnë të gjithë shqiptarët: MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA!
LUKAKU NUK STËRVITET, ALARM TE BELGJIKA
Sulmuesi I Belgjikës Romelu Lukaku nuk është stërvitur me skuadrën për shkak të një goditje që ka marrë në kavilje në ndeshjen me Tunizinë, por trajneri Martinez shpreson ta ketë në fushë me Anglinë.
EGJIPT, VDES KOMENTATORI PAS HUMBJES
Egjipti është në zi, ish-futbollisti dhe komentatori sportiv Abdel Rahim Mohamed ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak, pas humbjes së Egjiptit me Arabnë Saudite.
MECHTA, TOPI I RI I 1/16 TË FINALEVE
Ndeshjet e 16 skuadrave më të mira të Botërorit do të luhen me versionin e ri të Telstar, Mechta. Ky top është I kuq dhe është inspiruar nga fjala ruse Mechta që do të thotë ëndërr ose ambicie.
MOHAMED SALAH KËRKON FALJE PËR HUMBJET
Mohamed salah ka kërkuar falje për paraqitjen e dobët të skuadrës në finalet e këtij kampionati dhe ka bërë një premtim: Do të kthehemi më të fortë në 2022.
Top Channel