Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë.
SHTYHET VENDIMARRJA PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE
Marrja e vendimit për hapjen e negociatave te Shqipërisë me BE-në shtyhet për në qeshror të 2019, me pretendimin se nevojitet ende më shumë progres me reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
POROSITËSIT E TOYOTA-ve, NË KËRKIM
Janë ende në kërkim dy kushërinjtë Vladi nga Peshkopia, si porositësit e automjeteve që u kapën me 3.4 milionë euro të fshehura.
FERMERËT PO JOSHEN NGA BIMËT MEDICINALE
Fermerët e Fushës së Korçës po nisin të heqin dorë nga kulturat tradicionale bujqësore për t’iu drejtuar bimëve medicinale. Të lehta në rritje dhe me më shumë fitim, këto bimë gjithmonë e më shumë po mbushin tokat e tyre.
PRESIDENTI MAQEDONAS NUK FIRMOS MARRËVESHJEN
Gjorgje Ivanov sërish shkakton polemika e tension me refuzimin për të firmosur marrëveshjen historike me Greqinë nëpërmjet një deklarate që numeron 5 arsye përse nuk pranon.
BOTËRORI “RUSI 2018”
Nis të luhen në këto momente dy ndeshje të tjera të rëndësishme për Botërorin “Rusi 2018”. Islanda përballet me Kroacinë kryesuese të grupit D dhe Argjentina pritet t’i zerë vendin Nigerisë.
Top Channel