Kur kanë kaluar vetëm disa orë që nga largimi i Radja Nainggolan drejt Interit, te Roma kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin. Bëhet fjalë për Javier Pastoren, fantazistin argjentinas të PSG-së, që sot ka mbërritur në kryeqytetin italian dhe është pritur nga dhjetëra tifozë në aeroportin e Fiumiçinos.

“Çfarë entuziazmi i jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur. Forca Roma”, ishin fjalët e para të Pastores, pasi zbarkoi për herë të dytë në Serinë A.

Fantazisti argjentinas do të kryejë nesër paradite vizitat mjekësore me kryeqytetasit, për të hedhur më pas firmën mbi kontratë dhe për të bërë prezantimin zyrtar.

Ky është një rikthim për Javier Pastoren në Serinë A, kampionat ku edhe spikati me Palermon, përpara se të transferohej te gjigantët francezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA