Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga “Rusi 2018”.

TIFOZËT E IRANIT LËNË PA GJUMË RONALDON
Tifozët e Iranit qenë gjithë natën përpara hotelit ku është akomoduar kombëtarja e Portigalisë, duke brohoritur dhe duke i fryrë vuvuzelave. Ronaldo i ka bërë shenjë se donte të flinte.

SON KA DY MUNDËSI PËR TË MOS BËRË USHTRINË
Ylli i Koresë së Jugut, Son rrezikon 21 muaj shërbim ushtarak në vendlindje me 100 euro në muaj, paga aktuale që ai merr te Tottenham është 360 mijë euro.

HIGUAIN NGA MINUTA E PARË ME NIGERINË
Te Argjentina ka ardhur momenti Higuain. Ndërsa në ndeshjen me Islandën u aktivizua 6 minuta dhe me Krocianë gjysmë ore, Sampaoli në ndeshjen me Nigerinë do ta hedhë në fushë nga minuta e parë.

MARADONA I DEL NË KRAH TË MESSIT
Maradona i ka dalë në krah Lionel Messit: “Do të doja të flisja me të dhe ti them që nuk është fajtor për asgjë. E dua shumë dhe respektoj si gjithnjë”.

DOUGLAS COSTA HUMBET BOTËRORIN
Brazili duket se e ka humbur sulmuesin Douglas Costa. Sipas mediave ruse, dëmtimi që ai ka marrë në kofshë kërkon një kohë rikuperimi nga 15 deri në 20 ditë.

Top Channel