Iranianët i bëjnë “serenatë” poshtë hotelit, Cristiano reagon kështu… (Video)
25/06/2018 16:31
Cristiano Ronaldo nuk bëri gjumë të qetë ditën e dielë.
Një grup prej 50 tifozësh të Iranit u grumbulluan poshtë hotelit të skuadrës portugeze në Saransk, të “armatosur” me vuvuzela dhe daulle të mëdha.
Ata kënduan pa pushim në mënyrë që ylli i Realit të mos flinte në prag të ndeshjes që do të luajë sot ndaj Iranit.
Duket se plani i tyre funksionoi, pasi Cristiano doli në dritare pas 10 minutash duke iu lutur që të pushonin, pasi po flinte gjumë.
Në fillim ai tundi gishtin e pastaj bashkoi duart duke i vënë poshtë kokës, duke treguar qartë me shenja se tifozët duhej të pushonin së kënduari, pasi ai po përpiqej të flinte.
Top Channel