Mohamad Salah bën sërish bujë, këtë radhë me lajmin se mund t’i thotë lamtumirën përfaqësueses egjiptiane pas Botërorit të Rusisë.

Ajo që të bën përshtypje është se ky vendim nuk është diktuar aspak nga zhgënjimi për rezultatet sportive, por për shkak të polemikave të shkaktuara nga disa portale ndërkombëtare që e kanë prishur disi qetësinë e sulmuesit të Liverpoolit.

Gjithçka nisi me një ftesë institucionale. Lideri i Çeçenisë Kadyrov organizoi një darkë me kombëtaren egjiptiane duke i dorëzuar Salah titullin qytetar nderi. Salah edhe pse e pranoi nuk ishte i kënaqur me situatën e krijuar, pasi është ndjerë i përdorur dhe si pasojë ka çuar nëpër mendje që të mos veshë më fanelën e përfaqësueses egjiptiane.

Reagimi nga Federata Egjiptiane e Futbollit ishte i menjëhershëm me këtë të fundit që përgënjeshtroi gjithçka nëpërmjet një komunikate për shtyp duke theksuar se askush në këtë institucion nuk është në dijeni të një vendimi të tillë të Salah.

Por zërat në lidhje me këtë histori vazhdojnë të qarkullojnë. Salah dëshiron që të qëndrojë sa më larg polemikave sidomos pas asaj që ndodhi me Federatën për shkak të një fushate publicitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA