“La crème dela crème”. Dior arriti të mbledhë bashkë në Paris, në një shfaqje dedikuar tërësisht meshkujve, personazhet më të njohur të “showbizz”-it botëror.
Kate Moss, Naomi Campbell, Lenny Kravitz, Rita Ora, Kim Kardashian, Bella Hadid e shumë të tjerë ndoqën të shtunën shfaqjen në pasarelën e Diorit, në Javën e Modës në Paris.
Modelët meshkuj veteranë prezantuan koleksionin e ri dhe të pasur të Christian Dior. Stilisti Kim Jones bëri bashkë në një sfilatë, larminë e ngjyrave dhe modeleve, në një koleksion bazuar tërësisht në jetën personale të Dior.
Ky është koleksioni pranverë-verë 2019. Për Dior, meshkujt duhet të ndryshojnë qasjen ndaj modës, duhet të vishen më butë dhe të relaksuar, e këtë ta dhurojnë vetëm ngjyrat. Edhe meshkujt duhet të vishen më lehtë sipas Dior, të jenë elegantë, të sofistikuar dhe romantikë në të njëjtën kohë.
Megjithatë nuk mungojnë veshjet sportive të ndërthurura me lule, ngjyra, çantat e shpinës apo ato të dorës. Koleksioni i ri sugjeron xhaketa me tyl, të qëndisura apo mëndafshi e pupla. Dior sugjeron që meshkujt, ashtu si edhe femrat, të mos heqin dorë nga aksesorët, bizhutë, por sidomos unazat.
Top Channel