Interes dhe entuziazëm ka sjellë audicioni i “The Voice Kids 3” që për herë të parë u zhvillua në qytetin e Durrësit.
Dhjetëra vogëlushë të shoqëruar nga prindërit e tyre kanë provuar emocionet e bukura të pritjes dhe vlerësimit të zërave të rinj.
Emocione dhe për prindërit. Spektakli i talenteve është një mundësi e artë për çdo fëmijë që të zhvillojë më tej talentin e të promovohet në botën magjike të artit e televizionit.
Edhe finalistja e “The Voice Kids” të kaluar, rokerja durrsake Sindi Goma ishte në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, ku u zhvillua audicioni, për t’u dhënë zemër fëmijëve të qytetit të saj.
Në kërkim të talenteve të pazbuluara, skuadra e “The Voice Kids” përzgjodhi zërat më të bukur të vogëlushëve të paraqitur në këtë audicion për të vazhduar më tej garën.
Për fëmijët që nuk mundën të paraqiten në këtë audicion, ndalesa e radhës dhe e fundit e këtij turi audicionesh në trojet shqiptare do të jetë kryeqyteti.
Top Channel