Gjermania i bëri me zemër tifozët e saj në ndeshjen e dytë në grup ndaj Suedisë, ku deri në minutën e 94 ishte thuajse jashtë Botërorit.

Por për të rikthyer kampionët e botës mendoi Toni Kros, i cili realizoi një perlë në minutën e 94. Pas takimit, Kros befasoi me deklaratën e tij, duke thënë se shumë e donin Gjermaninë të eliminuar, mes tyre, tha i, ka edhe gjermanë.

“Ia arritëm të fitonim një ndeshje që duhej ta fitonim patjetër. Ishin të shumtë njerëzit që donin që ne të eliminoheshim para kohe, madje edhe gjermanë, por nuk do ia bëjmë aq të lehtë. E merituam këtë fitore, ushtruam shumë presion, edhe pse nuk krijuam shumë. Në fund na mjaftoi për të fituar. Tani nuk kemi kohë për të pushuar, dhe duhet të përgatitemi për ndeshjen ndaj Koresë që na duhet ta fitojmë me patjetër”, u shpreh Kros.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA