24/05 15:52
Mbrojtësi i Iranit, Morteza Pouraliganj, ka deklaruar se Diego Costa e ka ofenduar gjatë gjithë ndeshjes mbrëmjen e së mërkurës.
“Diego Costa mallkoi çdo person të jetës sime gjatë gjithë lojë. Gjerat që më tha ai prej fillimit të ndeshjes ishin të shpifura. Ai vazhdimisht ofendonte të gjithë familjen time. Kthehej e më shikonte në sy, duke më sharë nga nëna e motra”, ka deklaruar Pouraliganj.
Ky i fundit dhe shokët e tij të skuadrës i hapën tepër probleme ekipit të Spanjës, deri kur në të 54-tën Diego Costa shënoi golin e fitores për spanjollët.
Top Channel