Lajmet kryesore të ditës, 23/06/2018 – Ora 20:00

23/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

NIS AKSIONI KUNDËR INFORMALITETIT NË TURIZËM

Me qëllim uljen e informalitetit në turizëm, inspektorët e tatimeve do të kontrollojnë përgjatë verës hotelet, restorantet dhe bizneset e turizmit që deklarojnë xhiro më të ulët se mesatarja. 20 mijë biznese do kalojnë në rrjetë.

GJIROKASTRA TURISTIKE… EDHE NE MALE

Gjirokastra është ofertë shumë e mirë turistike për pasurinë arkitekturore dhe kulturore përgjatë gjithë vitit. Të shumtë janë turistët që zgjedhin malet për hiking apo kalërimin në rrugët pa asfalt.

TURQIA NË ZGJEDHJE PËR PARLAMENTIN DHE PRESIDENCËN

Turqia voton nesër për parlamentin dhe presidentin dhe Rexhep Tajip Erdoan është para mundësisë për të zgjeruar pushtetin e tij edhe më tej apo rrëzimit dhe përballjes me drejtësinë.

MEKSIKA RREGJISTRON FITOREN E DYTË

Mbaroi pak minuta më parë ndeshja mes Koresë së Jugut dhe Meksikës me rezualtatin 1 – 2. Golat e shënuar nga Vela dhe Hernandez e çojnë Meksikën në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Koreja 0.

MUNDËSI E DYTË PËR FËMIJËT NE “THE VOICE”

Audicionet e “The Voice” u ndalën në Durrës për të zgjedhur zërin më të mirë por për të gjitha ata që e humbën mundësinë më 29 qershor mund të paraqiten në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA