Nevina Shtylla, një nga vajzat më të bukura të “showbiz”-it shqiptar, ishte e ftuar në “Pop Culture”, ku ndër të tjera foli për lidhjen e saj me të dashurin.

Teksa së bashku me Dojnën po komentonin shkrimet e portaleve në lidhje me marrëdhënien e saj, Nevila thotë me shaka se është e lidhur dhe është i njëjti djalë i dashuri i saj, nuk e ka ndërruar.

E pyetur se a është xheloz i dashuri i saj, Nevina shprehet se nëse do të ishte, atëherë nuk do të ishte lidhur me të.

Më tej, ajo zbulon edhe kur e ka dhënë puthjen e parë. “Kam qenë 16 vjeçe atëherë”, thotë Nevila, moshë e cila përkon edhe me kohën kur ajo është shpallur Miss Shqipëria në vitin 2010.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA