Vetëm pak orë pasi doli lajmi se kinezi Li Yonghong nuk ka arritur të kompletojë rritjen e kapitalit, dhe se tashmë rrezikon që klubin ta marrë fondi amerikan Elliot, vjen edhe një lajm pozitiv për kuqezinjtë.
Së fundi familja e pasur amerikane, Ricketts ka dalë hapur, duke treguar interesin e saj për një investim të rëndësishëm, bazuar në terma afat gjatë te kuqezinjtë.
Kjo familje është e 66-ta më e pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas revistës së njohur Forbes dhe ka në pronësi edhe Chicago Cups, një skuadër e njohur baseball-i.
Gjithsesi ajo që mbetet të pritet, është data 10 korrik, që është njëkohësisht afati i fundit për Li Yonghong, që të paguajë 32 milionë euro dhe më pas do të vendoset se me cilin duhet të negociojë familja Ricketts.
Top Channel