Arrestohen 7 tifozë argjentinas në Moskë, shkaktuan përleshje në stadium
23/06/2018 05:53
Komiteti Organizativ i Kupës së Botës “Rusi 2018”, njoftoi mbrëmjen e të premtes se ka arrestuar në Moskë 7 tifozë argjentinas.
Tifozët janë arrestuar pasi janë përfshirë në përleshje me tifozët kroatë, gjatë dhe pas ndeshjes Argjentinë-Kroaci, e fituar 3-0 nga ballkanasit.
Në fakt, në orët e para të së premtes, FIFA paralajmëroi se po shikonte me vëmendje pamjet filmike, për të identifikuar dhe arrestuar autorët e përleshjeve të dhunshme, gjatë këtij takimi.
Tani të 7 të arrestuarit do të dalin para drejtësisë dhe do të përballen me ligjet ruse në fuqi, për rastet e përfshirjes në shfaqje të dhunshme, gjatë aktiviteteve sportive.
Top Channel