Foto ilustruese, Dani Osvaldo-Johnny Depp

A i ngjan apo është vet ai? Ndoshta! Shumë futbollistë të pranishëm në kampionatin botëror që po zhvillohet në Rusi kanë nga një sozi diku tjetër në botë.

Është thënë e stërthënë se kushdo prej nesh ka të paktën 7 të tillë, edhe pse disa e besojnë, e disa të tjerë jo. S’ka rëndësi nëse janë aktorë të famshëm apo më pak, e ndoshta edhe njerëz të panjohur. Ne po ju mundësojmë ato që i përafrohen më së shumti perfektes në këtë Kupë Bote.

FOTO GALERI
9/20
“Gundogan në TV?” - Njëri luan Botërorin me fanellën e Gjermanisë, tjetri komenton në televizion. Nëse do i shihnim përkrah, do ta kishim thuajse të pamundur të kuptonim se kush bën njërën e kush tjetrën. Kjo, sepse duke parë ngjashmërinë mes gjermanit Gundogan dhe prezantuesit Nicola Savino, shumëkush mund të thotë sërish shprehjen “janë ndarë në inkubator”. Sigurisht, edhe Gundogan shpreson që Botërori i tij të zgjasë...aq sa do të zgjasin transmetimet e sozisë së tij.

Top Channel