Foto ilustruese, Dani Osvaldo-Johnny Depp

A i ngjan apo është vet ai? Ndoshta! Shumë futbollistë të pranishëm në kampionatin botëror që po zhvillohet në Rusi kanë nga një sozi diku tjetër në botë.

Është thënë e stërthënë se kushdo prej nesh ka të paktën 7 të tillë, edhe pse disa e besojnë, e disa të tjerë jo. S’ka rëndësi nëse janë aktorë të famshëm apo më pak, e ndoshta edhe njerëz të panjohur. Ne po ju mundësojmë ato që i përafrohen më së shumti perfektes në këtë Kupë Bote.

FOTO GALERI
16/20
“I pabesueshmi (Hulk) Diego” - Shtatlartësinë është e kotë t’ia mohojmë Diego Costas. Por, nëse do ta vendosnim foton e tij në krah të asaj të Lou Ferrignos, që ka interpretuar superheroin e gjelbër në një prej serialeve më të suksesshme televizive të viteve ’80, ngjashmëria bëhet edhe më habitëse. Ashtu si Hulku, edhe Diego Costa merr ngjyrë tjetër në fytyrë kur irritohet, aq sa fatkeqësisht për të mund ta detyrojë të lërë fushën e lojës për shkak të...kartonit të kuq.

Top Channel