Foto ilustruese, Dani Osvaldo-Johnny Depp

A i ngjan apo është vet ai? Ndoshta! Shumë futbollistë të pranishëm në kampionatin botëror që po zhvillohet në Rusi kanë nga një sozi diku tjetër në botë.

Është thënë e stërthënë se kushdo prej nesh ka të paktën 7 të tillë, edhe pse disa e besojnë, e disa të tjerë jo. S’ka rëndësi nëse janë aktorë të famshëm apo më pak, e ndoshta edhe njerëz të panjohur. Ne po ju mundësojmë ato që i përafrohen më së shumti perfektes në këtë Kupë Bote.

FOTO GALERI
11/20
“Giroud, kapelë e shpatë” - Elegancë e bukuri magnetike. Edhe pse mjekra që mban aktualisht e fsheh disi, Olivier Giroud, sulmuesi i Francës, ngjan së tepërmi me Errol Flynn, aktorin amerikan të famshëm për interpretimet e dhjetëra roleve aventureske, me kapelë e shpatë. Edhe sulmuesi transalpin duket se matet mirë para se të godasë, për këtë mjafton të pyesim portierët kundërshtarë.

Top Channel