Islanda befasoi botën në ndeshjen e parë në grupe, duke ndalur Argjentinën me një rezultat 1-1, por ndaj Nigerisë për kombëtaren europiane ka rezultuar shumë më e vështirë.

Nigeri arriti të fitojë pastër 2-0 ndaj Islandës, me autor të golave Musa. Një triumf i afrikanëve, i cili i shkon për shtat edhe kombëtares së Argjentinës.

Tashmë Kroacia hipotekon vendin e parë në grup pas këtij takimi me 6 pikë. Nigeria është e dyta me 3 pikë, ndërsa Argjentina dhe Islanda janë në kuotën e një pike.

Në rast të një fitoreje te Kroacisë ndaj Islandës apo edhe një barazimi, Argjentina do të renditej e dyta nëse në ndeshjet e fundit do të mposhtë Nigerinë.

Në rast se Islanda do të fitonte ndaj Kroacisë dhe Argjentina ndaj Nigerisë, atëherë do të ishte golavarazhi ai që do të përcaktonte skuadrën e kualifikuar për në fazën e ardhshme të Botërorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA