24/05 15:52
Pasi ka marrë 4 pikë në dy ndeshjet e para në Botëror, trajneri i Portugalisë u shfaq tejet i lumtur pas takimit me Marokun.
Sërish lojtari i ndeshjes ishte padyshim Ronaldo, që shënoi golin e katërt në 2 takimet e para. Trajneri Santos tha fjalë të mëdha pas ndeshjes për sulmuesin.
“Ai është si vera, vitet kalojnë dhe ai bëhet më i mirë”, tha Santos, i cili me shaka u shpreh edhe se Ronaldo është një trajner i madh.
“Ai e di si të përsos kualitetin dhe moshën e tij më së miri. Ai po evoluon vazhdimisht në kundërshtim me lojtarët tjerë. Ai e njeh vetën dhe e di se çfarë mund të bëjë. Ajo që ai po bën tani, nuk është ajo që ka bërë tre apo katër vite më parë”, tha Santos.
Top Channel