Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga “Rusi 2018”.

DITA E TË VËRTETËS PËR MESSIN
Sot është dita e të vërtetës për Messin dhe Argjentinën, teksa duhet të përballen me Kroacinë. Më herët do të jenë takimet Danimarkë-Australi dhe Francë-Peru

TË GJITHA NË NJË DITË
Ne ndeshjen e 100 me Uruguajin, Luis Suarez shënoi golin që i dha kualifikimin e radhës skuadrën amerikano-jugore, por goli më i bukur ishte ardhja në jetë e fëmijës së tij te tretë.

DËMTOHET TRAJNERI SOUTHGATE
Anglia është përballur me një dëmtim të çuditshëm. Trajneri Southgate ka dëmtuar shpatullën teksa bënte vrapime dhe tani nuk mund të festojë në mënyrë shumë atletike

AKUZA NË DISTANCË MARADONA-RAMOS
Luftë në distancë mes Maradonës dhe Sergio Ramos. Pas akuzave të argjentinasit se Ramos nuk konsiderohet fenomen, spanjolli tha: Argjentina e di mirë që Maradona është vite dritë larg Messit

SALTRO E DËSHTUAR E IRANIANIT
Futbollisti iranian Mohamadi tentoi të bënte spektakël në fundin e takimit me Spanjën, kur tentoi një saltro në rivënien anësore, por dështoi në realizimin e saj

Top Channel