Uruguai dhe Rusia janë dy ekipet e para që kanë siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën e 1/8 të botërorit.

Amerikano jugorët kanë fituar minimialisht 1-0 ndaj Arabisë Saudite me gol të shënuar nga Luis Suarez në të 23-tën, por kaq ka mjaftuar që Uruguai të sigurojë kualifikimin për në fazën e ardhshme.

Me këtë fitore Uruguai i ka dhuruar kualifikimin edhe Rusisë, me të cilën do të ndajnë të hënën e 25 qershorit se kush prej tyre do të jetë kryesuesja e Grupit A, me kombëtaren organizatore favorite falë golavarazhit.

Ndërkohë që Arabia Saudite e Egjipti në po të njëjtën ditë do të luajnë me synimin që të marrin edhe pikën, apo fitoren e parë në këtë Botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA