U mendua një sfidë e lehtë për Spanjën ndeshja ndaj Iranit, por në fushën e lojës nuk rezultoi kështu.

Spanjollët fituan me vetëm një gol në këtë ndeshje, i cili u shënua në pjesën e dytë nga Diego Costa.

Madje, skuadra e Iranit arriti të shënojë golin e barazimit, e festojë atë gjatë, por në fund lojtarët e kësaj kombëtarje e kuptuan se diçka nuk shkonte. Pasi e rishikoi rastin, arbitri vendosi për një pozicion jashtë loje, duke e anuluar golin.

Me këtë fitore, Spanja është në kuotën e 4 pikëve me të njëjtën kuotë sa Portugalia, ndërsa Irani ka 3 pikë.

Gjithçka në këtë grup do të vendoset në ndeshjet e treta, ku Spanja do të jetë përballë Marokut e Portugalia do të luajë ndaj Iranit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA