Ti mund të shkosh disa herë në një vend, por asnjëherë udhëtimi nuk është i njëjtë. Dhe këtë herë udhëtimi do të jetë vërtet ndryshe.
Tri bloggere mode, do të eksplorojnë destinacionet turistike shqiptare në formën e një video blogu udhëtimi që do të transmetohet ekskluzivisht në Top Channel për javë me radhë.
Veshjet, buxheti, detaje të udhëtimit, guidë e detajuar për atraksionet natyrore, arkitekturore dhe historike të çdo destinacioni, këshilla akomodimi dhe njohja me ushqimet tradicionale. Gjithçka duhet të dini para se të niseni për diku!
Ky është misioni i 3 mikeshave për programin më të ri të Top Channel, “Top Bloggers” çdo të mërkurë, ora 21:00.
Top Channel