Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga “Rusi 2018”.
RIKTHEHEN PORTUGALIA DHE SPANJA
Portugalia dhe Spanja do të zbresin në fushë sot për ndeshjet e dyta në grupe, përkatësisht me Marokun dhe Iranin. Në orën 17:00 luan dhe Uruguaj me Arabinë Saudite.
MESSI BËN LIGJIN TE ARGJENTINA
Lionel Messin bën ligjin te Argjentina, madje dhe për formacionin. Sipas mediave, “Pleshti” ka kërkuar që në formacion të mos jetë Aguero, por Pavon.
FITUES, TË KËNAQUR DHE TË EDUKUAR
Fitues, të kënaqur dhe të edukuar. Tifozët e Japonisë dhe Senegalit, pasi u janë gëzuar fitoreve të skuadrave respektive në ndeshjet e djeshme, kanë pastruar tribunat e stadiumit ku ata ishin të pozicionuar gjatë ndeshjes.
TUNIZIA HUMBET PORTIERIN
Tunizia ka humbur portierin e parë Moez Hassen, i cili ka pësuar një dëmtim në shpatull në ndeshjen hapëse kundër Anglisë. Hassen luajti vetëm 15 minuta ndaj Anglisë.
VULLNETARI KËNDON HIMNIN E SUEDISË
Futbollistët e Suedisë janë surprizuar në stërvitjen e djeshme, kur një prej vullnetarëve rusë që shoqërojnë skuadrat këndoi me zë të lartë himnin suedez. E gjitha skuadra e duartrokiti në fund.
Top Channel