Gledi Mici në “Top Arena”: Pres oferta nga jashtë, jam lojtar i lirë

20/06/2018 22:14

Një ditë më parë ishte trajneri Daja, i cili zyrtarizoi largimin nga skuadra e Skënderbeut pasi u shpall kampion, ndërsa në “Top Arena”, mbrojtësi Gledi Mici thotë se tashmë është një loktar i lirë dhe pret që të largohet.

Pas dënimit të Skënderbeut në Europë, skuadra duket në pozita tejet të vështira dhe shumë prej lojtarëve tashmë janë me valixhet gati.

Gledi Mici u shpreh se tashmë është një lojtar i lirë dhe jo më në kontratë me korçarët.

Sa i përket të ardhmes së tij, mbrojtësi është shprehur se shpreson që karrierën ta vazhdojë jashtë vendit.

“Jam në pritje të ofertave nga jashtë”, u shpreh Mici në “Top Arena”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA