Një kompani japoneze ka kërkuar falje klientëve dhe i ka hequr një pagë një punonjësi pasi ai largohej për kohën e drekës.
Një 64-vjeçar, punëtor i një kompanie uji në Osaka të Japonisë, në shtatë muaj kishte harxhuar 72 minuta vetëm se kalonte rrugën për të blerë drekën e tij. Thjesht kalimi i rrugës i kushtonte 3 minuta, dhe kompania i kishte bërë llogaritë, se ai është larguar 26 herë nga shtatori 2017 deri në mars 2018.
Madje kompania ka kërkuar dhe falje në televizor klientëve për këtë “skandal”. Arsyeja pse punëtori e blinte drekën në anën tjetër të rrugë ishte “një ndryshim ritmi”.
Por komentuesit në rrjetet sociale e kanë masakruar kompaninë duke e quajtur dënimin ndaj 64-vjeçarit absurd.
“Mos ndoshta njerëzit tani nuk duhet të shkojnë as në tualet? Ky qenka si vend pune skllav a diçka e tillë”, shkruan një përdorues në Twitter.”Dënimi është totalisht absurd, 26 herë gjatë një periudhe 6 mujore, i bie që të ketë lënë zyrën një herë në javë”, shkruan një tjetër.
Në fakt çështja hapi debat mbi kulturën e punës në Japoni, ku punonjësit shumë rrallë marrin leje kur janë sëmurë dhe punojnë me orë të tejzgjatura.
Top Channel