Cristiano Ronaldo ka hyrë në histori si golashënuesi më i mirë europian në kompeticione ndërkombëtare, me golin e shënuar këtë të mërkurë ndaj Marokut.

Superylli i Portugalisë, kampione në fuqi e Europës, shënoi me kokë që në minutën e 4-t të takimit të vlefshëm për grupin B që po zhvillohet në Moskë, për të kaluar kështu ish-sulmuesin e Hungarisë dhe Spanjës, Ferenc Puskas, e për t’u ndalur përkohësisht në kuotën e 85 gola në 152 ndeshje të zhvilluara me përfaqësuesen iberike.

Ronaldo barazoi rekordin e Puskasit prej 84 golash, të arritur në vetëm 89 ndeshje, me trigolëshin e shënuar të premten e kaluar në barazimin 3-3 ndaj Spanjës.

Sulmuesi i Realit është tashmë i dyti mes golashënuesve të listës ndërkombëtare të të gjitha kohërave, por ka ende shumë rrugë për të bërë për të kapur vendin e parë, që mbahet nga Ali Daei me 109 gola në 149 ndeshje për Iranin.

Me golin e shënuar sot, Ronaldo kalon përpara Denis Cheryshev në garën për “Këpucën e Artë” të Botërorit të Rusisë, që shënoi gjatë fitores 3-1 të Rusisë ndaj Egjiptit, një ditë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA