Rrjeti tashmë ka shpallur fituesin e turneut paralel dhe jozyrtar të bukurisë në mesin e lojtarëve të përfshirë në Botërorin “Rusi 2018”.

Nuk ishte e domosdoshme që të përfundonte raundi i parë dhe që të gjitha ekipet të zbrisnin në fushë për të kuptuar se kush është lojtari më i pashëm. Ai është Rurik Gislason.

Islandez, 30 vjeç, me sy të kaltër, flokë të gjatë bjond të mbledhura në një bisht dhe me një trup statuje.

Që kur ekipi i tij kombëtar zbriti në fushë, duke marrë një barazim të habitshëm ndaj Argjentinës së Leo Messit, profili i tij në rrjetet sociale është në rritje, sidomos në mesin e tifozeve argjentinase.

Suksesi që nuk vjen aspak i papritur shihet edhe nga ngjashmëria e tij me David Beckham.

Një lum vlerësimesh dhe pëlqimesh që i lejojnë atij të mposhtë konkurrencën e Neymar, Hummels apo Cristiano Ronaldo.

 

FOTO GALERI
1/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA