“The Voice Kids” udhëtoi në Prishtinë. Kryeqyteti i Kosovës ishte një ndër vendet më të veçanta dhe që ka sjellë gjithmonë zëra të veçantë e këngëtarë me stil.
Ashtu si gjithmonë në Prishtinë fëmijët artistë nuk munguan. Ata zgjodhën përfaqësimin në talent show me shumëllojshmëri këngësh, duke qenë përherë të veçantë.
Ndërsa produksioni realizoi atë që priste nga Prishtina. Një qytet I lidhur ngushtë me artin patjetër që do të kishte elementë interesantë në konkurrim.
“Duke qenë se Prishtina ka pasur gjithnjë prurje interesante, zëra shumë të mirë, stile shumë të mira. Edhe sivjet sigurisht që do të jenë akoma edhe më shumë talentet e reja që do vijnë”, u shpreh Kamela Islamaj, Vocal Coach.
Edhe këtu si në çdo qytet tjetër nuk munguan emocionet dhe dëshira e madhe për të qenë pjesë e spektaklit, e për të provuar vetën në Audicion.
Të shtunën “The Voice Kids” ka një tjetër takim me fëmijë të talentuar. Me audicionin e Durrësit, tek qendra kulturore e fëmijëve. Ju presim të gjithëve!
Top Channel