Barazimi në ndeshjen e parë me Islandën e ka tronditur Argjentinën dhe trajneri Jorge Sampaoli është i shqetësuar përpara përballjes së radhës kundër Kroacisë.
“Ky është një kampionat shumë i komplikuar për shumë skuadra që kishin menduar se do fitonin ndeshjen e parë. Kështu ndodhi me ne dhe u ndjemë keq që nuk arritëm fitoren me Islandën dhe tani na duhet të luajmë një ndeshje shumë delikate: Kroacia është shumë e fortë”, tha Sampaoli në konferencën për shtyp përpara takimit që do të luhet të mërkurën në mbrëmje në Nizhni Novgorod.
Më pas trajneri i Argjentinës foli edhe për Messin: “Do të ishte një peshë e rëndë të ngarkohej vetëm te një futbollist. Është një kampionat i miliona njerëzve dhe fitoret dhe humbjet i ndajmë bashkë. Shpirti i grupit do të na bëjë më të fortë”.
Dyshimi i vetëm për trajnerin Sampaoli është të zgjedhë mes Meza dhe Perez, ndërsa duket se është bindur që në sulm të luajë me treshen Messi-Aguerro-Pavon.
Top Channel