Ndonëse një shtet me vetëm 340 mijë banorë, Islanda po vijon të lërë gjurmë në futboll, ku pas një Europiani për t’u mbajtur mend në Francë, ia doli të ndalë Argjentinën në ndeshjen debutuese, në “Rusi 2018”.
Mjaft të famshëm për kroin e tyre në mbështetje të skuadrës, islandezët këtë herë shënuan një tjetër rekord, gjatë transmetimit të ndeshjes.
Televizioni shtetëror RUV njoftoi se 99.6 % e islandezëve kanë ndjekur ndeshjen mes Islandës dhe Argjentinës, luajtur të shtunën në mbrëmje.
Kjo shifër është e jashtëzakonshme dhe ka thyer rekordin që mbahej nga ndeshja e 1/8-ave të Europianit, kundër Anglisë, që u ndoq nga 58.8 % e islandezëve.
99,6% of all people in Iceland watching TV during #ARGISL at @FIFAWorldCup were watching the match. That is some statistic. #fyririsland https://t.co/w8WNGpDoi9
— Knattspyrnusambandið (@footballiceland) June 18, 2018
Top Channel