Humbja me Meksikën në ndeshjen e parë të Finaleve të Botërorit ka bërë që Gjermania dy ndeshjet e radhës t’i ketë si finale. Këtë fakt e ka pohuar kapiteni i skuadrës Manuel Neuer.

“Nga ky moment kemi dy finale për të luajtur, kundër Suedisë dhe Koresë së Jugut. Flasim shumë me njëri-tjetrin. Nuk kam parë asnjëherë më parë një nivel të tillë komunikimi, flasim me sinqeritet”, u shpreh portiri 32 vjeçar.

“I kuptojmë shumë mirë kritikat që na kanë bërë, por ne jemi shumë më kritikë me veten. Jemi të zhgënjyer për atë që shfaqëm në fushën e lojës”, tha më tej. “Zgjidhja duhet të vijë nga vetë skuadra. Duhet të rigjejmë atë që ka qenë forca jonë në të shkuarën. Besojmë dhe e dimë se mund t’ja dalim, duke nisur nga ndeshja e radhës me Suedinë”, përfundoi Neuer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA