Patrice Evra tregoi për disa eksperienca të tij me Cristiano Ronaldon, kur të dy ishin shokë skuadre te Manchester United.

Mbrojtësi francez kujtoi ditën kur portugezi e ftoi për darkë në shtëpinë e tij dhe tha se një ftesë të tillë nuk do ta pranonte kurrë më.

“Unë këshilloj këdo që ftohet për darkë nga Cristiano, të mos pranojë. Pas një seance stërvitore shkova në shtëpinë e tij. Isha i lodhur dhe doja të haja, por në tavolinë kishte vetëm sallatë, pulë dhe ujë. Asnjë pije freskuese. Mendova se më vonë do të nxirrte mish, por asgjë”, tha Evra për “ITV Sport”.

Francezi kujton se pasi hëngrën, Cristiano e ftoi të bënin disa ushtrime me top.

“Nisa të mendoja se nuk më kishte ftuar si shok, por sepse kishim ndeshje të nesërmen. Ai është robot, vetëm te stërvitja e ka mendjen”, u shpreh Patrice Evra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA