Nga Nioni i Zvicrës janë mësuar kundërshtarët e parë me të cilët do të përballen në rrugëtimin e tyre europian dy skuadra shqiptare si Kukësi, që zë vendin e Skënderbeut kampion në Kategorinë Superiore, si dhe Shkëndijës së Tetovës, kampione e Maqedonisë.
Goglat e shortit kanë përcaktuar një duel të përballueshëm për Kukësin që do ta luajë ndeshjen e parë brenda me Vallettën e Maltës, ndërsa Shkëndija do ta luajë ndeshjen e parë brenda me TNS (The New Saints) të Uellsit.
31 ekipeve pjesëmarrëse të këtij raundi do t’iu shtohet edhe fituesi i turit parakualifikues, mes 4 skuadrave ku bën pjesë edhe Drita e Kosovës.
Ndeshjet e raundit të parë kualifikues do të luhen në datat 10/11 korrik dhe ato të kthimit më 17/18 korrik. Ekipet që nuk do të mund të ecin më tej nga ky raund do të kalojnë në raundin e dytë kualifikues të Europa League.
Në raundin e dytë kualifikues, gjithnjë nëse kualifikohen nga i pari, Kukësi do të ketë përballë fituesin e çiftit Olimpija Lubjanë (Slloveni)-Qarabag (Azerbajxhan), ndërsa Shkëndija e Tetovës, nëse kalon turin e parë, do të ndeshet me fituesin e çiftit Torpedo Kutaisi (Gjeorgji)-Sheriff Tiraspol (Moldavi). Ndeshjet e vajtjes për raundin e dytë do të luhen më 24/25 korrik dhe ato të kthimit më 31 korrik/1 gusht.
Top Channel