Një sasi prej 208 kg kanabis sativa u sekuestrua gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës në afërsi të Kozanit prej departamentit të antidrogës së Kozanës në Greqi

Sipas policisë të shtetit fqinj gjatë aksionit për kontrollin e trafikut kundër drogës në vijën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, autoritet vlerësuan informacionet që bënin fjale për një sasi kanabis që do të transportohej drejt brendësisë së kufirit grek.

Prej informacioneve u mësua se tre shtetas grekë dhe një shqiptar, të cilët u arrestuan, po transportonin në brendësi të kufirit me destinacion Athinën, lëndën narkotike prej 208 kg kanabis.

Prej verifikimeve rezultoi se 32-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar më parë për vjedhje.

Për të shmangur postoblloqet e policisë, të arrestuarit përdorni edhe dy automjete pararojë, ndërsa furgoni në të cilën ndodhej lënda narkotike ndodhej në fund të karrexhetas së mjeteve.

Policia thotë se katër të arrestuarit bëni transportin e lëndës narkotike për llogari të një organizate shqiptare të trafikut të narkotikeve.

Në kërkim u shpall edhe një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve.

Top Channel