Kubet e Rubikut nuk janë të dashur vetëm për fëmijët, por janë frymëzim dhe sfidë për mjaft të tjerë për të zgjidhur sa më shpejt atë.

Ka mijëra mënyra për të zgjidhur një kub Rubiku, por një djalë nga Kina ka vendosur të bëjë një sfidë më të vështirë, duke zgjidhur tre kube Rubiku, teksa dhe i xhoglonte.

Que Jianyu, 13 vjeç nga Fujian në Kinë, u trajnua për dy vite para se të arrinte rekordin në spektaklin televiziv iDream.

Më herët, Que iu deshën 15 sekonda të këqyrte tre kubat, dhe arriti të vendoste një rekord prej 5 minutash e 6.61 sekondash për të marrë dhe titullin e Rekordeve Botërore të Guinnes.

Gishtat e tij lëviznin aq shpejt për të zgjidhur kubin e Rubikut, saqë nuk dukej me sy të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA