Thomas Markle ka thyer më në fund heshtjen, pasi mungoi në atë që u cilësua si “dasma e shekullit” ndërsa pritej që të shoqëronte të bijën drejt altarit. Shkaku ishte një ndërhyrje në zemër.

Por 73-vjeçari flet për herë të parë. Thotë se pas disa telefonatave me Harryn, ky i fundit i ka kërkuar dorën e së bijës.

“Unë i thashë që ti je një xhentëllmen, më premto që kurrë nuk do ngresh dorë mbi vajzën time dhe sigurisht që unë do ta jap bekimin dhe lejen time. Vajza ime ka qenë një princeshë që nga dita kur ka lindur dhe Harry ka bërë zgjedhjen më të mirë”, deklaroi Thomas.

Sot, gati një muaj pas dasmës mbretërore, thotë se mungesa ishte një gabim i jashtëzakonshëm dhe se fatkeqësisht nuk mund ta kthejë kohën pas.

Por, si u ndje kur pa të bijën teksa ecte drejt altarit në krah të Princit Charles?

“Ajo ishte shumë e bukur. Qava kur e pashë. Isha shumë krenar dhe nuk mund të shihja një moment më të bukur në gjithë jetën time. E gjithë bota po shihte vajzën time. Humba ditën më të madhe në histori, atë kur babai duhet të shoqërojë vajzën në altar. Nuk mund të mendoja për një njeri më të mirë se Princi Charles për të më zëvendësuar në këtë detyrë. U ndjeva pak xheloz. Doja shumë që të isha unë, por falë Zotit gjithcka shkoi mirë”, u shpreh babai i Meghan Markle.

Ish-regjisori i famshëm hollivudian rrëfeu se dasmën mbretërore e ka ndjekur çdo moment nga televizori, duke u mahnitur me bukurinë e vajzës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA